Dështon seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për Universitetin “Kadri Zeka”, opozita nuk merr pjesë
Dështon të mbahet seanca urgjentee Kuvendit të Gjilanit për të votuar dhënien në shfrytëzim të pronës publike për universistetin publik “Kadri Zeka”.
Në mungesë të korumit seanca ka dështuar, ndërsa kryetari Hyseni i ka propozuar kryesuesit Kadriu me shefat e grupeve të partive politike në Kuvend, ku pjesëmarrës do të jetë edhe rektori i këtij Universiteti, Artan Dërmaku, për t’u dakorduar për mënyrën se si duan ta ftojnë seancën.
"Po i bëjë ftesë përfaqësuesve të subjekteve politike në Gjilan që sot ta mbajmë një takim, ku i ftuar do të jetë edhe rektori i Universitetit "Kadri Zeka", Artan Dërmaku, dhe të dakordohemi për mënyrën se si duan opozita ta ftojmë seancën", ka thënë Hyseni.
Ndryshe, edhe rektori, Artan Dërmaku, në 12 vjetorin e themelimit e këtij universiteti bëri të ditur se një nga sfidat kryesore për universitetin mbetet infrastruktura.
“Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për kampusin e universitetit, i cili është shumë i nevojshëm që ky universitet të mund të zhvillohet me programe të reja. Sepse pa infrastrukturë, ne nuk mund të zhvillohemi”, potencoi ai. /Telegrafi/


