Please enter at least 3 characters.

Dëshpëron Interi, fillon sezonin duke humbur nga Sassuolo

2018/08/Domenico-Berardi-e1534710553897.jpg
314:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - AUGUST 19: Domenico Berardi of US Sassuolo kicks the penalty and scores the opening goal during the Serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on August 19, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi e ka filluar me humbje sezonin 2018/19 në Serie A, duke humbur kështu si mysafir i Sassuolos me rezultat 1-0.

Skuadra nga Mapei Stadium edhe një herë tregoi se ata janë macja e zezë e skuadrës së Luciano Spallettit.

Në minutat e parë të ndeshjes Mehdi Bourabia kishte një shans, por Samir Handanovic nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

(Foto: Getty Images)

Domenico Berardi në minutën e 27-të shënoi nga pika e bardhë, që në fund doli të jetë goli i fitores.

Në pjesën e dytë Interi provoi të barazojë rezultatin me anë të Matteo Politanos, Mauro Icardit e Stefan de Vrij,  por ishin të pafat.

Ivan Perisic u inkuadrua në pjesën e dytë, por nuk arriti të bëjë diferencën në fushë (Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Torinos, kurse Sassuolo udhëton te Cagliari.

Vlen të theksohet se që nga fitorja 7-0 e Interit ndaj Sassuolos në shtatorin e 2014, zikaltirt kanë humbur tetë ndeshje dhe kanë fituar vetëm një. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6s9jsz