Please enter at least 3 characters.

Derisa pritet vendimi i FIFA-s, Shaqiri rikujton deklaratën e tij: Kur të hyj në fushë në këpucë do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe të Kosovës

2018/06/XherdaniShqiponja-2.jpg
293:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndërkohë që simbolet shqiptare janë bërë temë në të gjitha mediat botërore dhe pritet vendimi i FIFA-s për dënimin eventual të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ky i fundit ka rikujtuar vendimin e tij për Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Në një rrëfim të gjatë për The Players Tribune, mesfushori shqiptar kishte folur për jetën e tij që nga fëmijëria deri në arritjen e kulmit të karrierës si futbollist i klasit ndërkombëtar.

(Getty Images)

Në një pjesë të deklaratës në platformën ku shprehen sportistët më të mëdhenj, 26-vjeçari e kishte bërë të qartë se në Rusi do të luante me këpucët në të cilat, pos flamurit të Zvicrës ishte edhe flamuri i vendlindjes së tij, Kosovës.

Dhe pikërisht ashtu bëri - në këpucën e tij të djathtë ndodhet flamuri i Kosovës, ndërsa në të majtën, ai i Zvicrës.

(Foto: Getty Images)

Ndërkaq, origjina e tij doli në pah sidomos në ndeshjen kundër Serbisë, në të cilën e shënoi golin e fitores dhe festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Dhe tani kur FIFA i ka nisur hetimet dhe ekziston mundësia që Shaqiri së bashku me Granit Xhakën të dënohen me nga dy ndeshje moslojë (në rast të dënimit maksimal, sipas Nenit 54 të Kodit disiplinor), Xherdani ka rikujtuar një pjesë të deklaratës së tij lidhur me flamujt që do t'i përdorte në Kampionatin Botëror.

(Foto: Instagram/ShaqiriXherdan)

"Kur të hyj në fushë në Kampionatin Botëror 2018, do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe atë të Kosovës në këpucët e mia".

"Jo për arsye politike apo diçka të ngjashme. Por, sepse flamujt rrëfejnë tregimin e jetës sime. Prandaj mos u shqetësoni, flamuri i Zvicrës është në këmbën time të majtë", ka thënë Shaqiri, ndërsa postimin e ka shpërndarë në InstaStory. /Telegrafi/