Please enter at least 3 characters.

Derisa po shëtitnin, dy shqiptarë rrihen nga disa të rinj serbë në veri të Mitrovicës

2017/04/Komunat-e-veriut.jpg

Gjatë ditës së djeshme në qendër të Mitrovicës së Veriut, disa të rinj serbë i kanë sulmuar dy të rinj shqiptarë.

Siç merr vesh Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Kral Petri”, dy shqiptarëve, serbët e rinj, fillimisht ua kanë marrë celularët me të cilët ishin duke u fotografuar, ua kanë hedhur në tokë.

Por ky incident nuk ka përfunduar me kaq. Pas kësaj, Telegrafi mëson se ata edhe i kanë rrahur.

Gjithsesi, ndonëse me lëndime të lehta, ata kanë shpëtuar nga më e keqja. /Telegrafi/