Please enter at least 3 characters.

Deri në muajin mars, Gjermania do të ketë në dispozicion 11 milionë doza të vaksinës së Pfizer/BioNTech

2020/12/201202-pfizer-biontech-covid-vaccine-al-0952_4807742967a1aa1c4164932b31fa41c5.jpg
79:"A dose of the Covid-19 vaccination from BioNTech and Pfizer in Mainz, Germany.
7:"Reuters

Gjermania do të pranojë 11 milionë doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech deri në muajin mars, njoftoi ministria e shëndetësisë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm në muajin janar, do të sigurohen tre deri në katër milionë doza të vaksinës, bazuar në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë, Hanno Kautz.

“Rreth 11 milionë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNTech do të jenë të disponueshme nga muaji mars”, u shpreh ai.

Kautz u shpreh se Gjermania pret që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën BioNTech deri në fund të muajit dhjetor, e cila më pas do të konfirmohet nga Komisioni Evropian.

Të dielën, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i bëri thirrje agjencisë të përshpejtojë miratimin e vaksinës Pfizer. /Telegrafi/