Derby d'Italia solli gjithçka, tetë gola dhe dy penallti – Interi dhe Juventusi do ta vazhdojnë garën për titull
Interi dhe Juventusi zhvilluar një triler të vërtet, duke barazuar me rezultat 4-4 në xhiron e nëntë të Serie A. Loja nisi më mirë për Interi që arriti të fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin.Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski që shënoi për 1-0.Por Juventusi u kthye shpejt në lojë, fal një aksioni të bukur, ku Weston McKennie asistoi te Dusan Vlahovic që shënoi për 1-1.Zonja e Vjetër nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Weah që shënoi na afër për 2-1.Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë e dytë për Interin, ku sërish Zielinski ishte i saktë për 3-2.Fillmisht në start Interi, arriti të dyfishëojë epërsinë me golin e Denzel Dumfries në minutën e 53-të kur shënoi për 4-2.Por klubi më i madh italian nuk u dorëzua, ndërsa në lojë futi Kenan Ylidin, i cili hapi ndeshjen në minutën e 71-të kur shënoi për 4-3.Interi mbetet i dyti me 18 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 17 pikë. /Telegrafi/


