Derbi në Superligën e hendbollit luhet të dielën
21/09/2013
Ndeshja e parë derbi e edicionit 2013/2014 zhvillohet të dielën (15:10) në Prishtinë. Kjo është ndeshja e vetme që luhet të dielën, kurse të shtunën në program janë këto ndeshje: Drita - Trepça (18:00), Kastrioti - Kosova (19:00), Samadrexha - Llapi (19:30), derisa skuadra e Drenicës pushon.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave ndeshja e vetme që zhvillohet të shtunën është ajo ndërmjet Kastriotit e Trepçës (15:00), kurse të dielën takohen: Prishtina - Drita (18:30), Kosova - Vëllaznimi (17:00) e Istogu - Prizreni (16:30), kurse Shqiponja pushon. /Koha/Telegrafi/


