Derbi i “nxehtë” mes kampionit dhe 89-shit
27/09/2014
Skuadra nga Vushtrria do të përballet me fqinjët nga Mitrovica, Trepçën ’89. Si Llamkosi ashtu edhe ’89-shi, nuk po kalojnë në formë shumë të kënaqshme në këtë kampionat, raporton Tribuna.
Vushtrriasit të cilët po përballen me probleme të mëdha financiare, renditen në vendin e pestë me tetë pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 ka një pikë më shumë dhe ‘stacionohet’ e katërta.
Kampioni llogaritet si një favorit në këtë ndeshje, mirëpo skuadra mitrovicase ka treguar në historinë e saj se di të jetë e rrezikshme ndaj ekipeve të mëdha. /Telegrafi/


