Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ironizoi deputeten e LVV-së
Gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kadrijaj tha se kur po flet Hajdari për korrupsion, po i vie për të qeshur, “marre”, siç u shpreh ajo.
Ajo i kujtoi Hajdarit se akuzohet për vjedhje të rezervave shtetërore.
Kadrijaj ironizoi edhe kryeministrin Kurti se sot nuk i kishte sot kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun dhe ministren e drejtësisë, Donika Gërvallën për ta mbrojtur, siç e bënë dje, sipas saj, në diksutimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kur po flet Rozeta Hajdari për korrupsion, më ka ardhë me qesh, beso. Njeri që ka vjedhur rezervat shtetërore, që i ka bë dëm këtij vendi doli sot në këtë foltore foli për korrupsion, marre.. Sot a po shihni, kryeministri është i heshtur sepse po i mungojnë gardianët e anës së djathtë dhe ajo sipër se si e shihnin se është i mërzitur prej fjalimeve tona, na ndalshin edhe fjalën edhe reagonin. E sot nuk e di si po ndihet kryeministri pa pasur edhe Donikën dhe Albulenën. Mos u tut kryeministër se nëse tutesh ta sjellim një batanije e të mbulojmë, se nuk e ke herën e parë që je mbulua me batanije, je fshehur e je maskuar, të maskojmë pak e ta sjellim edhe këtu”, tha Kadrijaj. /Kp/


