Please enter at least 3 characters.

Deputeti i ZNAM-it Mile Cekov largohet nga shumica parlamentare, do të veprojë i pavarur në Kuvend

Deputeti Mile Cekov njoftoi sot se largohet nga ZNAM dhe se në Kuvend do të veprojë si deputet i pavarur, duke theksuar se nuk është më pjesë e shumicës qeverisëse.

Në adresimin e tij publik, ai tha se në politikë ka hyrë për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve, por se ndryshimet e pritshme nuk janë realizuar.

“Para dy vitesh u bëra deputet për të provuar të ndryshoj gjërat, për të kërkuar përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin dhe për të luftuar për ndryshimin e sistemit, si dhe për të treguar se ka vend në politikë për njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Por, për fat të keq, këto ndryshime nuk po ndodhin”, shkroi mes tjerash Cekov.