Deputeti i Nismës kundër shfuqizimit të Speciales, thotë se rrezikojmë të izolohemi si Koreja e Veriut
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Postimin në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.“Kosova ndodhet perpara nje vullkani historik. Kosova ndodhet para nje humbjeje historike.Sonte po ju percjell vetem nje mesazh te ambasadorit britanez i cili me tha ne Kuvendin e Kosoves se: Shfuqizimi i ligjit per Gjykaten Speciale do te perkthehet ne detyrim te vendeve perendimore per terheqjen e njohjes se pavaresise se Kosoves si dhe largim te forcave te KFOR-it nga Kosova. Kosova do te izolohet njesoj sikurse Koreja e Veriut.Kete shqetesim ia percolla liderit te Nisma-s Z. Fatmir Limaj dhe Z. Jakup Krasniqi. Ish kryetari i Kuvendit te Kosoves deklaroi se ne fillim kur Hashim Thaçi dhe PDK ishin 'Per' une isha 'Kunder', por tani ne rrethanat e krijuara mendoj se nje veprim i tille eshte me pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e Kosoves.Une mendoj se kjo loje me Bashkesine nderkombetare deshmon qartazi se nje pjese e lidershipit politik te Kosoves, interesin personal e kane gjithmone mbi interesin e Kosoves dhe mbi ardhmerine e femijeve tanë” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


