Please enter at least 3 characters.

Deputetët gjermanë anulojnë vizitën në Turqi

2017/05/1-469.jpg

Deputetët gjermanë, me arsyetimin se Ankaraja ka refuzuar t’iu ofrojë siguri, kanë anuluar të mërkurën vizitën në Turqi, ku kanë planifikuar që të bisedojnë me deputetët e partive opozitare, guvernatorët dhe grupet për të drejtat e njeriut në lidhje me referendumin e mbajtur muajin e kaluar.

Deputetja e Të Gjelbërve dhe nënkryetare e Bundestagut, Klaudia Rot tha se autoritetet turke njoftuan se delegacioni gjerman nuk do të ketë qasje në parlamentin në Ankara dhe as sigurim, transmeton Reuters.