Please enter at least 3 characters.

Deputetët e PDK-së: Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot kanë qëndruar para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të jetë në Kuvend për konstituimin e legjislativit.




“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra:

E para: në këtë ndërtesë je uzurpator.

E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve.

Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, theksuan deputetë të PDK-së. /Telegrafi/