Please enter at least 3 characters.

Deputetët e LDK-së të gatshëm për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen me pandeminë

2021/09/Kuvendi-i-Kosoves-seanca-per-votimin-e-Qeverise-Kurti-2-LDK-leshon-seancenfoto-Ridvan-Slivova-82.jpg

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se deputetet e LDK-së janë të gatshëm për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, pas numrit të madh të rasteve me COVID-19 dhe të vdekjeve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se janë të gatshëm për mbajtjen e seancës ku do të mund të diskutohej për disa tema.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj”, shkruan Gashi.

Tutje, ai shton se, “Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend”. /Telegrafi/