Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të martën se Kurti krahas ambasadorit Ilir Kapiti është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd, në Parlamentin Britanik.
“Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje të tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, theksohet se Kurti iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën.
Përgjatë takimit, në fokus të diskutimit ishte vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
"Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare"./Telegrafi/


