Please enter at least 3 characters.

Depay pret më shumë minuta te Barça, flet për ofertat e refuzuara gjatë verës

2022/08/GetPaidStock.com-63073557372d8.jpg
497:"24.08.2022, xslx, Fussball Fussball Testspiel, FC Barcelona, Barca - Manchester City emspor, v.l. Memphis Depay FC Barcelona Jubelt nach den Tor zum 3-2 DFL/DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO Barcelona *** 24 08 2022, xslx, football soccer test match, FC Barcelona Manchester City emspor, v l Memphis Depay FC Barcelona cheers after scoring the 3 2 DFL DFB REGULATES PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Barcelona
17:"IMAGO/Jan Huebner

Emri i Memphis Depay ka qenë shumë i lidhur gjatë afatit kalimtar të verës me shumë skuadra të ndryshme evropoiane.

Sulmuesi holandez ishte afër largimit nga Barcelona dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij.

Juventus, Manchester United, Chelsea, Borussia Dortmund, Newcastle United e West Ham United ishin vetëm disa nga skuadrat që donin shërbimet e tij.

Barcelona kërkonte 20 milionë euro për ta liruar holandezin, por ishte vet futbollisti që në fund refuzoi gjitha ofertat për të qëndruar në Camp Nou.

Ai është grumbulluar tani me Kombëtaren e Holandës, teksa ka thënë se nuk është i kënaqur me minutat që kishte.

“Mezi prisja pushimin e kombëtareve, mund ta imagjinoni pse. Kam luajtur më pak se zakonisht dhe është diçka me të cilën nuk jam mësuar, por te Holanda ju e dini që do të luani dhe unë jam shumë i motivuar".

"Unë e kam nisur ndeshjen nga minuta e parë dy herë në javët e fundit në ligë, nuk mjaftojnë, u zëvendësova në minutën e 60-të, por doja më shumë. Në 25 minutat e fundit të lojës, atëherë ka më shumë hapësira dhe kam energjinë për të përfituar prej saj ", tha Depay për Espn.

28-vjeçari tutje foli për ofertat që refuzoi gjatë verës pasi i pëlqen konkurrenca dhe vendosi të luftonte për vendin e tij te Barça.

"Kisha shumë oferta gjatë verës dhe shikova opsionet e mia , vendosa të qëndroj dhe të luftoj për rastin tim në Barcelonë".

"Sezonin e kaluar isha golashënuesi më i mirë përkrah Aubameyang. Unë e dua konkurrencën dhe nuk ik prej saj. Më pëlqen të jem te Barcelona", tha sulmuesi holandez. /Telegrafi/