Please enter at least 3 characters.

Depay e pranon se dëshiron të transferohet te Barcelona: Jemi në negociata, prisni edhe pak

2021/06/memphis-depay-frenkie-de-jong-20210606_iz4gg0qhnrp61eyywyirynomn.jpg
273:"ENSCHEDE, NETHERLANDS - JUNE 06: Memphis Depay of Netherlands interacts with Frenkie de Jong during the international friendly match between Netherlands and Georgia at De Grolsch Veste Stadium on June 06, 2021 in Enschede, Netherlands. (Photo by Mika Volkmann/Getty Images)
12:"Getty Images

Memphis Depay është njëri nga lojtarët më të përmendur kohëve të fundit.

Sulmuesi holandez ka mbetur futbollist i lirë, pasi kontrata me gjigantin francez Lyon ka skaduar këtë verë.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga, ku prej kohësh është në bisedime me Barcelonën.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Depay ka arritur një marrëveshje me katalunasit për një kontratë dy vjeçare me pesë milionë euro në sezon.

Ka qenë vet sulmuesi holandez që ka konfirmuar se dëshiron të luaj nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman, por duhet të presin edhe pak.

“Të gjithë e dinë që kam qenë i lidhur me Barçën për një kohë dhe që dua të luaj për Ronald Koemanin. Të gjithë e dinë që ka bisedime dhe mendoj se së shpejti do të kemi lajme në këtë drejtim".

"Duhet të presim, por do të thosha që së shpejti do të mësojmë diçka përfundimtare", tha Depay.

Përveç Barcelonës edhe skuadra tjera të mëdha si Borussia Dortmund, Juventus, Milan, Roma e Bayern Munich janë në garë për holandezin. /Telegrafi/