Please enter at least 3 characters.

Denver përmbys Clippers dhe prek finalen e Perëndimit, Miami mposht Bostonin

2020/09/Denver-2.jpg
591:"LAKE BUENA VISTA, FLORIDA - SEPTEMBER 15: Nikola Jokic #15 of the Denver Nuggets and Jamal Murray #27 of the Denver Nuggets celebrate their win over LA Clippers in Game Seven of the Western Conference Second Round during the 2020 NBA Playoffs at AdventHealth Arena at the ESPN Wide World Of Sports Complex on September 15, 2020 in Lake Buena Vista, Florida. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)
12:"Getty Images

Denver Nuggets realizon një përmbysje fantastike ndaj Los Angeles Clippers nga 1-3 në 4-3 me ndeshje dhe në finalen e konferencës së Perëndimit nuk do të ketë një derbi kalifornian.

Do të jetë Denveri skuadra që do të sfidojë Lakers në garën për titullin në Perëndim pasi në ndeshjen e 7-të gjysmëfinale Nuggets triumfuan lehtësisht ndaj Clippers me rezultatin 104-89.

Meritat më të mëdha shkojnë për kanadezin Jamal Murray autor i një paraqitjeje fantastike. Murray shënoi 40 pikë por shtoi edhe katër asistime dhe pesë kërcime.

(Foto: Douglas P. DeFelice/Getty Images/Guliver)

Gjithsesi nuk mund të mos përmendet edhe forma e shkëlqyer e treguar nga serbi Nikola Jokic i cili regjistroi një triple-double me 16 pikë 22 rebound dhe 13 asiste.

Ndërkohë, në Lindje dhuroi emocione të mëdha sfida e parë finale mes Boston Celtics dhe Miami Heat. Skuadra nga Florida arriti të triumfonte pas kohës shtesë me rezultatin 117-114 në një ndeshje ku skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 30 pikët e Jason Tatum dhe 26 të Smart.

Te Miami spikati Goran Dragic me 29 pikë por paraqitje pozitive bënë edhe Jamal Crowder dhe Jimmy Butler.