Please enter at least 3 characters.

Denoncimi i pazakontë i një shqiptari: Policia më grabiti rakinë, turshitë dhe specat djegës

2016/01/denoncimi-i-pazakont-euml-i-nj-euml-shqiptari-policia-m-euml-grabiti-rakin-euml-turshit-euml-dhe-specat-djeg-euml-s_hd.jpg

Ramazan Rreshka thotë se rreth orës 12 pas mesnatës policët hyjnë në shtëpinë e tij pa autorizim dhe me dhunë.

Pasi nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme, i kanë sekuestruar rakinë dhe prodhimet e tjera ushqimore, pa harruar specin djegës.

Me të zbardhur dita Rreshka i është drejtuar policisë së Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje. Në të kundërt, policia ka ushtruar edhe sot kontroll në shtëpinë e tij dhe ka ndaluar vajzën dhe dhëndrin e Ramazan Rreshkës, por pa dhënë sqarime mbi arsyet. /Lapsi.al/