Please enter at least 3 characters.

Dënohet me 22 vjet burg për vrasjen e gruas shtatzënë

2016/01/f.1012115858438_m.jpg

Tahiri (Hoti) ishte akuzuar se i kishte marrë jetën gruas së tij shtatzëne, Saime Canaj, në nëntor të vitit 2010 në fshatin Burojë, Komuna e Skenderajt.

Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri e kishte sulmuar dhe vrarë gruan e tij shtatzëne për motive xhelozie, duke e rrahur atë me duar, me pjesën metalike të rripit të tij dhe me një shufër metalike për disa minuta, duke e grushtuar dhe goditur atë disa herë në duar, krahë, gjoks, gjinj, fytyrë, qafë, kokë, shpinë dhe në pjesë të tjera të trupit, që i kishin shkaktuar asaj dhimbje të forta.

Si pasojë e lëndimeve, Saime Canaj kishte vdekur në vend. Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i. /Telegrafi/