Please enter at least 3 characters.

Dënohen me nëntëmbëdhjetë vjet burgim dy persona për vrasje të rëndë në Ferizaj

2018/04/burg-burgu.jpg

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 19 vite burgim të pandehurit F.D dhe F.Gj, mbi të cilët bie akuza për kryerjen e vrasjes së rëndë në shtytje.

Kështu thuhet në njoftimin e kësaj Gjykatës Themelore të Ferizajit, në të cilën sqarohet se të pandehurin F.D, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 15 vjet.

“Ndërsa të pandehurin F.Gj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasja në tentativë, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 vjet”, është thënë në këtë njoftim.

Më tutje në komunikatën për media është theksuar se të pandehurve F.D dhe F.Gj, i’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. /Telegrafi/