Please enter at least 3 characters.

Dëmtohet objekti në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti", policia nis hetimet

Foto:ilustrimi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë së huaj në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastit ka ndodhur gjatë periudhës 30 maj dhe 30 qershor të këtij viti.

"Njësitet policore, pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës në kullë ku kanë vërejtur disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit", thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj" dhe hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/