Please enter at least 3 characters.

Dëmtohet një varr në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

2020/09/varrezat-780x439-1.jpg

Një rast i dëmtimit të një varri është raportuar mëngjesin e së dielës në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, një qytetar kosovar, ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë dëmtuar një varr që i përket familjarëve të tij.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij akti. Deri më tani nuk ka të arrestuar. /Telegrafi/