Please enter at least 3 characters.

Demi shtyp për vdekje burrin që po i qëndronte mbi shpinë (Video, +18)

2018/05/1-5.png

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë shtypet për vdekje nga demi, mbi të cilin po qëndronte viktima dhe në një moment rrëzohen të dy duke e zënë me trupin e tij gjigant.

Jason Gustavo Artavia Vasquez, ka humbur jetën në Upala në pjesën perëndimore të Porto Rikos gjatë një gare me demin, transmeton Telegrafi.

Në videon rrëqethëse shihet burri duke u munduar me çdo kusht të qëndroj mbi demin, i cili në një moment rrëzohet dhe e shtyp për vdekje burrin e pafat.

Për shkak të peshës së madhe të demit që i kishte rënë mbi trup, burri nuk i ka mbijetuar shtypjes dhe kështu rrugës për në spital është shpallur i vdekur. /Telegrafi/

<span></span>