Please enter at least 3 characters.

Demi Lovato: I dua fansat, nuk ia kam borxh askujt të flas për jetën time private

2018/08/demi2-e1533329217921.jpg
205:"MIAMI BEACH, FL - DECEMBER 31: Demi Lovato performs onstage at Fontainebleau Miami Beach on December 31, 2017 in Miami Beach, Florida. (Photo by Rodrigo Varela/Getty Images for Fontainebleau Miami Beach)
14:"Rodrigo Varela

Demi Lovato është revoltuar gjersa ka shkruar një tabloid për jetën e saj. Me këtë rast, ajo reagoi përmes llogarisë personale në Twitter.

Këngëtarja u ka kërkuar fansave që të mos besojnë në shkrimet e revistave pasi bëhen vetëm për t'i shitur.

"I dua fansat e mi, por unë i injoroj tabloidët", shkroi fillimisht Lovato duke shtuar se "Mos besoni gjithçka që lexoni. Ata do të shkruajnë gjithçka vetëm për të shitur historinë. Të sëmurë".

https://twitter.com/ddlovato/status/1076301538522329091

Në fjalimin e saj, ajo vendosi të flas rreth spekulimeve për shëndetin e saj.

"Nëse mendoj se duhet të them diçka, do ta them atë. Ndaloni së shkruari për rimëkëmbjen time. Unë jam e matur, mirënjohës dhe që jam gjallë duke u kujdesur për veten time. Kam ndjenjën se duhet të qartësoj disa thashetheme, por asgjë nuk i kam borxh askujt, kështu që nuk do ta bëj. Tifozët e mi duhet ta dinë se jam duke punuar për veten time", shkroi yll pop muzikës.

Në korrik të këtij viti, ajo u gjet në kushte të vështira në shtëpinë e saj në Kaliforni. Ajo e kishte tepruar me substanca narkotike.

Ndryshe, Lovato shkroi se është e përkushtuar ndaj familjes, të relaksohet dhe të kthehet në vendin e punës. /Telegrafi/

https://twitter.com/ddlovato/status/1076304848134430722

https://twitter.com/ddlovato/status/1076306457711206400

https://twitter.com/ddlovato/status/1076307274866450433

https://twitter.com/ddlovato/status/1076309102731513856