Please enter at least 3 characters.

Demhasaj i lumtur me golin e katërt në Superligën e Zvicrës (Foto/Video)

2017/11/1279321_fancybox_1pyaZW_FdF30K-e1509958154555.jpg
182:"Luzerns Shkelqim Demhasaj (R) und Stefan Knezevic bejubeln das 2:2 im Super League Spiel zwischen dem FC Luzern und GC ZŸrich am Sonntag, 6. August 2017 in der Swissporarena Luzern.
29:"PHILIPP SCHMIDLI | Fotografie

Shkëlqim Demhasaj është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka arritur të shënoj një tjetër gol me fanellën e Luzernit.

21-vjeçari ishte titullar për skuadrën e tij ndaj St Gallenit në fitoren bindëse 3-0.

Demhasaj arriti të shënoj golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 57-të.

Goli ndaj St Gallenit ishte i katërti në këtë edicion për talentin nga Deçani.

Përveç katër golave, Demhasaj ka asistuar edhe në dy të tjerë në elitën e futbollit zviceran.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për tu deklaruar pas fitores ndaj St Gallenit.

"Paraqitje e mrekullueshme nga skuadra dhe rikthehemi te fitoret. I lumtur që pata mundësi të ndihmoj ekipin me një gol", ka shkruar Demhasaj në faqën e tij zyrtare në Facebook.

Në këtë takim për Luzernin në fushë ishte edhe ylli i Kosovës, Hekuran Kryeziu që luajti 75 minuta dhe shkëlqeu në mesfushë. /Telegrafi/