Del Bosque konfirmon, nuk largohem
17/07/2014
Vicente del Bosque ka qenë në qendër të kritikave për shkak të dështimit të kombëtares së Spanjës në Kampionatin Botëror duke mos arritur që të e kalojë grupin në të cilin gjendej.
"Ne kemi mundësi të luajmë shumë mirë dhe të rikthehemi në rrugë të drejtë. Ne do të mundohemi ta rikthejmë përsëri titullin".
"Skuadra jonë nuk ka nevojë për një revolucion drastik. Unë kam vendosur se çfarë ndryshime do të marr Kampionatin e rradhës", përfundoi ai.
"Federata ka qenë pozitive për mua, dhe ata e vlerësojnë punën time. Unë nuk do të largohem sepse do ta drejtoj kombëtaren në Kampionatin e ardhshëm", përfundoi ai. /Telegrafi/


