Please enter at least 3 characters.

Deklaratat e Sholtes dhe Fajon për vizat, ministrja Hoxha thotë se janë për çdo respekt

2018/06/Keshillit-Ministror-per-Integrim-Evropian-Dhurata-Hoxha-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka falënderuar eurodeputetin Igor Sholtes dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për deklaratat e tyre rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qëndrimet e Sholtes dhe Fajon, janë për çdo respekt, ngase rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.

Postimi i plotë:Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën! /Telegrafi/