Please enter at least 3 characters.

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

2023/06/reinhard.jpg
87:"Plenary session week 23 2016 in Strasbourg - Reform of Trade Defence Instruments (TDIs)
15:"Genevieve ENGEL

Euro-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar lidhur me intervistën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili ka thekuar se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

E lidhur me këtë deklaratë të Hillit dhe mënyrën si i ka vlerësuar raportet me Kurtin ka reaguar politikani gjerman, Butikofer.

“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’ ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht çmenduri!.", shkruan Butikofer. /Telegrafi/