Please enter at least 3 characters.

Defekt në gypin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në dy lagje të Gjilanit

KRU “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në lagjet “Rexhep Dajkovci” dhe “Sadullah Brestovci” në Gjilan.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin e ujësjellësit.

Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Hidromorava” ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo informacion shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/