Please enter at least 3 characters.

Dedaj letër ‘emocionuese’ Kosovës: Mbahu Kosovë edhe kur t’i  burgosin djemtë

2018/12/dedaj.png

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një letre të postuar në Facebook, ka shprehur admirim për Kosovën dhe ka kërkuar të mbahet edhe kur ia burgosin djemtë natën padrejtësisht.

Dedaj, në letrën e postuar në Facebook, ka treguar dell prej letrari duke admiruar vendin e tij në kohën kur po i ftohen nga Gjykata Speciale ish-luftëtarët dhe në kohën kur po e formon ushtrinë e saj.

Postimi i plotë i Dedajt:"Leter KosovesMbaju mbi gjunjet e plagosurte shekujve pa meshiremos kthe koken prapa e mos pyet ku iken netet pa gjumMbaju Kosova martirese ky eshte shekulli yt qe do te marre ne gji si nena femiun e lindur ne maleMbaju Kosova ime edhe kur te fyejne e djemt ti burgosin naten padrejtesisht pse ti doje lirine e shkelure zogjte te fluturojne lirshem mbi qiellin tend bluMos pyet per asnjerin nga ata, mos pyet per asnjerin nga ne, mos pyet as per muse harruan te kthehen per festa e harruan deren e kulles me 12 frengjiIshin duke qendisur flamurin qe te mbulojne shtatin qe te mbulojne krahrorin Kosove tyMbaju se keshtu te duan malet e permendoret e lirisee shiqimin hudhe matane vdekjes matane shpreses se jeta nuk kishte kuptim pa lirity te ka hije burreria e rrudhat ne shekujt ballore ty te ka hije shiu dhe malet mbuluar me boreMbaju dhe ngrite koken larte mbi Sharrin mbi Pashtrikun mbi shekujt plote gjakTi sot je ne harte je zot shtepie pret miqte ne konakke ushtrine tende e vorret roje te AtdheutMbaju Kosova ime burrneshe e Skenderbeut!Shkup, 11 Dhjetor 2018" (sic.), ka shkruar Dedaj. /Telegrafi/