Please enter at least 3 characters.

Debutoi me fanellën e Kosovës, Bledian Krasniqi: Jam i kënaqur që kam marrë këtë vendim

5:"Bardh

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.   

Në këtë ndeshje Franco Foda i dha mundësinë lojtarëve të cilët nuk patën rastin që të aktivizohen në miqësoren e parë ndaj Armenisë.

Njëri ndër ta ishte edhe mesfushori Bledian Krasniqi, i cili bëri debutimin e tij me ‘Dardanët’.

Pas ndeshjes ai u shpreh i lumtur që u paraqit për Kosovën, duke thënë se nuk i është dashur shumë kohë që të bindet për ta veshur fanellën e kombëtares.

“Kënaqësi që u paraqita për Kosovën. Jam gëzuar shumë. U mundova të shënoj gol, por jam i kënaqur që kam debutuar”.

“Edhe kur kam qenë në Zvicër kam ardhur këtu të shikoj Kosovën. Nuk më është dashur shumë të bindem”.

 “Jam i kënaqur që kam marrë këtë vendim”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/