Please enter at least 3 characters.

Debutimi i Vedat Muriqit me Mallorcan ishte pozitiv – madje thyen rekord me një statistikë

2022/02/632x314-rayo-vallecano-1-0-mallorca-mac-sonucu-ozet-vedat-muriqili-mallorca-kupaya-veda-etti-1643837105600.jpeg

Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Mallorca vetëm tre ditë pas ka zbarkuar në klubin spanjoll, por skuadra e tij ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Rayo Vallecano.    

Sulmuesi luajti shumë mirë gjatë gjithë ndeshje, ndërsa pas ndeshjes nga ‘SofaScore’ është vlerësuar me notën 7.3, si më i miri tek skuadra e tij.

Muriqi ka pasur 22 duele në ajër dhe arritur t’i fitojë 15 prej tyre.

Kjo është hera e parë që një lojtarë i La Ligas fiton kaq shumë duele në ajër në të gjitha garat.

Lojtari tjetër që kishte paraqitje të mirë ishte edhe Ivan Balliu me notën 7.3.

Mallorca u eliminuan në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, ndërsa Rayo Vallecano vazhdon në gjysmëfinale. /Telegrafi/