Debati mes Brikenës, Mateos dhe Rogertit: A po rrezikohet marrëdhënia e tyre?
Raporti mes Brikenës dhe Mateos ka rënë sërish në qendër të vëmendjes këtë mbrëmje, pasi disa tensione të vogla duket se po ndikojnë në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë.
Burimi i fundit i konfliktit lidhet me një deklaratë të bërë nga Artani për Brikenën, kur ai e quajti “shitesh shtrenjtë”, e cila duket se ka shërbyer si një shkëndijë për debat.
Situata u përkeqësua kur Rogerti sugjeroi se Mateo nuk kishte reaguar siç duhet dhe nuk i kishte qëndruar pranë Brikenës.
Megjithatë, Mateo kundërshtoi këtë pohim, duke thënë se e ka mbështetur vazhdimisht, por pranoi se ndikimi që Rogerti ka tek Brikena mund ta ketë penguar këtë.
Brikena u shpreh në mënyrë të qartë: “Nëse unë kam nevojë thjesht për mbështetjen e tij, dhe jo të shkojë të debatojë me Rogertin dhe Mirin, unë normal do e them. Nuk i kam thënë asnjëherë jo që të më qëndrojë afër”.
Ky episod rikthen në pah kompleksitetin e marrëdhënieve brenda shtëpisë dhe mënyrën se si ndikimet e banorëve të tjerë mund të ndryshojnë perceptimet dhe bashkëpunimin mes çiftit.
Për momentin, marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket e tensionuar, ndërsa publiku ndjek me kujdes çdo lëvizje të tyre. /Telegrafi/


