Please enter at least 3 characters.

De Sciglio arrin te Juve për testet mjekësore

2017/07/mattia.jpg

Juventusi ka konfirmuar se anësori i Milanit, Mattia De Sciglio do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin të mërkurën.

De Sciglio është kthyer në Itail për të kompletuar transferimin te Juve.

Është vet faqja zyrtare e Juves që ka konfirmuar testet për 24 vjeçarin i cili do të kalojë në Juventus Arena.

Zonja e Vjetër pritet të paguaj vetëm 12 milionë euro për reprezentuesin italian për shkak të kontratës së tij ku i kishte mbetur vetëm edhe një vit me Milanin. /Telegrafi/