(De)Politizimi i shoqërisë
Kosova si shtet i ri dhe me një shoqëri të re që do ta kishin lakmi të gjitha vendet e rajonit e më gjerë, është shndërruar në një karantinë me kohëzgjatje të pa definuar dhe diagnozë të pa përcaktuar.
Si e tillë është bërë sinonim i një miu në laboratorin e një shkencëtari që eksperimentohet me të, vetëm se dallimet mund të jenë emërimet dhe shumësi i emërimeve.
Derisa miu pret për një eksperiment të vetëm dhe ta marr një fund të lumtur, Kosova është bërë imune dhe është duke i bërë ballë të gjitha eksperimenteve evropiane të cilat shumica prej tyre bëhen nga laborantë (politikanë) të dështuar të cilët në vendet e tyre gjinden në listën e të papunëve.
I tërë ky proces popullin e Kosovës e ka bërë tërësisht të varur nga politika dhe zhvillimet politiko-ekonomike në vend e më gjerë.
Në tërë këtë vorbull të ngjarjeve ne fëmijët tanë pi ushqejmë me thënie, citate, sharje, e deklarata të politikanë tanë. Rinia ne pub-bet dhe kafiteritë e ndryshme temë qendrore e bisedave të tyre kanë për bazë zhvillimet politike, me gjasë jo shpesh me dëshirën e tyre, por të shtyrë nga statusi i tyre i të papunëve, dhe jo vetëm rinia por kjo është bazë për bisedë për të gjitha strukturat që po thithin këtë ajër të ndotur të Kosovës.
Kam marrë një shembull që kam analizuar më muaj të tërë. Mediat sot janë gjeneratori kryesor i informimit dhe dijes në një vend demokratik, në Kosovë mediat si ato elektronike dhe ato të shkruara kanë një hapësirë mjaft të madhe për një vend të vogël siç jemi ne.
Fëmijë të moshës shtatëvjeçare e deri te mosha dymbëdhjetëvjeçare pasqyrë për informim kanë internetin, filmat e vizatuar dhe lojërat në humbje e sipër. Kjo është një dhe e vetmja shtresë që duhet kushtimisht të përjashtohet nga i ashtuquajturi populli i politizuar.
Pa dyshim që çelësi i tërë këtij vakumi është një ekonomi e zhvilluar në nivelin kombëtar, një ekonomi fitimprurëse për shtresën e mesme dhe atë të ultë, që nënkuptojmë punësime për të rinjtë e këtyre dy shtresave, subvencionim me bursa për student e varfër, sportist të dalluar, talentet në fusha të ndryshme.
Ndërsa për shtresat tjera do të ishte zhvillimi i bujqësisë, industrisë duke bashkëpunuar niveli publik me atë privat, subvencionimi me mjete pune për bujqit që kanë tokë, dhe anasjelltas tokë për ata qe janë në gjendje ta punojnë, e tërë kjo si shembull për vendet me ekonomi të zhvilluar që në vitet e hershme të SHBA-ve dhe Holandës kanë zhvilluar ekonomin e tyre përmes bujqësisë dhe industrisë.
Kjo do të ishte pikënisja e një procesi ndarës që pa dyshim më së shumti do të kontribuonte për vetë shtetin e Kosovës.
Duke i larguar de facto shoqërinë tonë nga arena e politikës pasive. Sepse siç po shohim në këtë ditë Kosova u shndërrua në një vend që ngjan në një luftë civile vetëm se mjetet që përdorin për kundërshtarët janë fjalët, billbordat, flamujt partiak e jo armët, e-dhashtë Zoti mos ti fusin këto të fundit në përdorim.


