Please enter at least 3 characters.

Dastit Pallaska e quan "haraç" të Edi Ramës taksën për autostradën

2016/01/pallaska-asociacioni-n-euml-favor-t-euml-askujt_hd.jpg

Çmimi i lartë i taksës në Rrugën e Kombit, ka ngjallur debat në Kosovë.

Analisti, Dastid Pallaska, e ka cilësuar taksën e vendosur nga shteti shqiptar për kalim nëpër autostradën e Shqipërisë, si haraç të vendosur nga kryeministri, Edi Rama, për qëllime të fitimit personal

“’Haraçi’ i Rrugës së Kombit synon me i zbut humbjet ‘buxhetore’ që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e ‘biznesit’ të ish Ministrit të Brendshëm. Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

“Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë”.

“Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky ‘haraç’ do t’i dedikohet ‘idesë’ patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar”, ka shkruar Pallaska.

Postimi i plotë “Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e - besa - edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.

Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!