Please enter at least 3 characters.

Darwin Nunez do të largohet sigurt nga Liverpooli - dy opsione në tavolinë

326:"Liverpool FC v AFC Bournemouth - Premier League Liverpool s Darwin Nunez during the Premier League match between Liverpool and Bournemouth at Anfield in Liverpool, England, on September 21, 2024. Liverpool Merseyside United Kingdom PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xMIxNewsx originalFilename:fletcher-liverpoo240921_npCta.jpg
14:"IMAGO/NurPhoto

E ardhmja e Darwin Nunez është gjithnjë e më larg Liverpoolit, me një largim që thuhet se është i garantuar gjatë kësaj vere, sipas Fabrizio Romanos.

Përmes një postimi në Twitter, gazetari i njohur i transferimeve bëri të ditur se interesimi për sulmuesin uruguaian mbetet i lartë, veçanërisht nga klubet e Ligës Saudite, të cilat kanë qenë të interesuara për të që nga muaji janar.

“Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli këtë verë, me klubet nga Arabia Saudite që janë të etura për të që nga janari”, shkroi fillimisht Romano.

Megjithëse Al Hilal ishte një ndër opsionet e para që iu ofrua, ndërsa Nunez ka vendosur ta refuzojë transferimin para Kupës së Botës për Klube, duke e lënë derën ende të hapur për alternativa evropiane.

Romano shtoi gjithashtu se Napoli ka kontaktuar së fundmi me përfaqësuesit e lojtarit dhe e ka përfshirë atë në listën e ngushtë të objektivave për afatin e verës. Pritet që bisedimet të intensifikohen në ditët në vijim.

“Darwin është i hapur për të dy opsionet – si atë të Arabisë Saudite, ashtu edhe një qëndrim në Evropë”, përfundoi Romano.

Nunez ka shënuar 33 gola në 96 paraqitje me Liverpoolin që nga transferimi i tij nga Benfica në verën e vitit 2022. /Telegrafi/