Please enter at least 3 characters.

Dalja e parë publike e Adrien Brody dhe Georgina Chapman pas deklaratave të Weinstein

Adrien Brody dhe Georgina Chapman janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë pas komenteve të fundit të Harvey Weinstein për rolin e aktorit në jetën e fëmijëve të tij.

Çifti mori pjesë në festën para-Oscar të organizuar nga CAA në Los Angeles, ku u shfaqën elegantë dhe të koordinuar me veshje të zeza.

Georgina Chapman tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me supe të zbuluara, ndërsa aktori fitues i çmimit Oscar u shfaq me xhaketë, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Të dy u panë duke ecur dorë për dore në eventin e mbushur me yje, shkruan DailyMail.

Brody dhe Chapman janë në një lidhje që nga viti 2019. Chapman ishte më parë e martuar me producentin Harvey Weinstein, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën India Pearl dhe djalin Dashiell Max Robert.

Pas skandaleve që përfshinë Weinstein në vitin 2017, çifti u nda dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2021.

Aktori Adrien Brody ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të saj dhe madje ka treguar se ata e thërrasin me përkëdheli “Popsy”.

Ndërkohë, Weinstein, i cili ndodhet në burg, ka deklaruar se është i lumtur që fëmijët e tij kanë dikë që kujdeset për ta dhe se Georgina ka gjetur më në fund pak lumturi në jetën e saj.

Marrëdhënia mes Brody dhe Chapman nisi në vitin 2019, ndërsa burime pranë çiftit kanë treguar se familja e saj e ka mbështetur këtë lidhje dhe se ajo ka arritur të vazhdojë jetën pas një periudhe të vështirë personale. /Telegrafi/