Please enter at least 3 characters.

Dalin pamje më të detajuara deri më tani që tregojnë qartë momentin e rrëzimit të balonës kineze

2023/02/Balona.jpg

SHBA-ja rrëzoi të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze, për të cilën autoritetet kineze kishin thënë se ishte një pajisje meteorologjike që kishte devijuar rrugën.

Rrëzimi i kësaj balone erdhi pasi ishte parë mbi hapësirën ajrore të SHBA-së për ditë të tëra, transmeton Telegrafi.

Pamje të ndryshme kanë qarkulluar në rrjetet sociale që tregonin momentin kur autoritetet amerikane rrëzuan balonën e cila u qëllua nga një aeroplan luftarak F-22.

Një ndër to është edhe një video në TikTok që tregon më së afërti dhe më në detaje momentin e rrëzimit.

Në detaje vërehet se si balona qëllohet dhe pas tymit të dendur fillojnë të bien edhe copëzat e saj, si pajisja dhe pëlhura.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën pas rrëzimit të balonës se iu kishte thënë të mërkurën ta rrëzonin tullumbacen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Oqeanin Atlantik po përdorej nga qeveria kineze “për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara kontinentale”. /Telegrafi/