Please enter at least 3 characters.

Dalic publikon listën e Kroacisë për Kampionatin Botërorë, 26 futbollistë të grumbulluar

Trajneri i Kombëtarja e Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kroacia bën pjesë në Grupin L së bashku me Kombëtaren e Anglisë, Kombëtaren e Panamasë dhe Kombëtaren e Ganës, ndërsa përgatitjet zyrtare do të nisin më 25 maj.

Para fillimit të turneut, kroatët do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në vendlindje. Fillimisht do të përballen me Kombëtarja e Hungarisë më 2 qershor në Rujevica, ndërsa pesë ditë më vonë do të luajnë kundër Kombëtarja e Sllovenisë në Varazhdin.

Ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, Kroacia do ta zhvillojë më 17 qershor kundër Anglisë. Më pas do të përballet me Panamanë më 24 qershor, ndërsa fazën e grupeve do ta mbyllë kundër Ganës më 27 qershor.

Lista e Kroacisë:

Portierë:
Dominik Livakovic, Dominik Kotarski dhe Ivor Pandur.

Mbrojtës:
Josko Gvardiol, Duje Caleta-Car, Josip Sutalo, Josip Stanisic, Marin Pongracic, Martin Erlic dhe Luka Vuskovic.

Mesfushorë:
Luka Modric, Mateo Kovacic, Mario Pasalic, Nikola Vlasic, Luka Sucic, Martin Baturina, Kristijan Jakic, Petar Sucic, Nikola Moro dhe Toni Fruk.

Sulmues:
Ivan Perisic, Andrej Kramaric, Ante Budimir, Marco Pasalic, Petar Musa dhe Igor Matanovic.

Në listën paraprake të ftesave janë përfshirë edhe Lovro Majer, Franjo Ivanovic, Dion Drena Beljo, Ivan Smolcic, Karlo Letica, Adrian Segecic dhe Luka Stojkovic. /Telegrafi/