Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri pjesë e klipit të reperit suedez, Lazee

2019/08/dafina.zeqiri_67845941_1196189407219705_7108449759347648482_n-e1565193607440.jpg

Këtë vit, këngëtarja e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka sjellë një mori projektesh të suksesshme.

E njëjta është tejet aktive në mbrëmje e koncerte muzikore, ku tashmë e gjeni thuajse në çdo vend.

Veç këngëve të saj, 30-vjeçarja bëri të ditur se së fundmi është pjesë e klipit të reperit suedez, Lazee.

I njëjti ka publikuar projektin e ri "Kill With Passion", në të cilin këngëtarja shfaqet në disa skena tejet atraktive dhe sensuale.

Krahas kësaj, Dafina po ashtu tregoi se së shpejti do të bashkëpunojë me reperin e famshëm.

Ndryshe, kënga e fundit që ka lansuar artistja Zeqiri titullohet "Lule Lule" në duet me Lumi B. /Telegrafi/