Dafina ndez atmosferën në dasmën e shoqes (Foto/Video)
21/07/2016
Mbrëmë (e mërkurë) është martuar një nga shoqet e ngushta të Dafina Zeqirit, Jeta Hame.
Ato janë shoqe për një kohë të gjatë dhe martesa e Jetës ka emocionuar këngëtaren.
Kjo e fundit në rrjetin social Snapchat, ka thënë se “do të qaj se shoqja ime e ngushtë po martohet”.
Dafina ka ndarë atmosferën e krijuar me fansat e saj ku edhe ajo shihet duke vallëzuar me shumë miq të tjerë që ishin të ftuar në dasmën e Jetës dhe Rexhepit, në Hotel Emerald. /Telegrafi/


