Please enter at least 3 characters.

Dafina na premton “një botë tjetër” për këtë verë

2016/01/dafina-copy-1.jpg

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se gjatë kësaj vere do të lansojë disa projekte të reja.

Duke mos bërë të ditur se çfarë këngë do të publikojë gjatë kësaj vere, ajo u ka thënë fansave se së shpejti do të publikojë diçka të re.

Në një fotografi të postuar në Instagram, krijuesja e hitit “Shumë qef”, ka shkruar:

“Do ju dërgoj diku… në një botë tjetër gjithashtu. Së shpejti do vijnë gjëra të reja”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur edhe hashtagun #staytunned #summer2015.

Kënga e fundit e Dafinës është “Shumë qef” që u publikua në muajin shkurt të këtij viti. Kjo këngë deri më tani ka marrë mbi pesë milionë klikime në YouTube. /koha.net/