Please enter at least 3 characters.

Dafina lanson videoklipin e këngës “Million $”

2020/08/dafina-e1597959590862.jpg

Dafina Zeqiri e ka publikuar këngën e re të titulluar “Million $”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Si gjithmonë, këngëtarja ka mahnitur me dukjen e saj duke ardhur edhe në skena atraktive në videon muzikore.

Deard Sylejmani qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë miksimin dhe masterizimin.

Reperi Elinel e ka shkruar tekstin, ndërsa për muzikën dhe melodinë është kujdesur vet Dafina.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Entermedia që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge. /Telegrafi/