Please enter at least 3 characters.

Dafina është ribashkuar me vajzën e saj pasi e ka marrë kujdestarinë

2021/07/dafina-e1625247162662.jpg

Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor lidhur me kujdestarinë e vajzës.

Së fundmi, ajo duket se e ka fituar këtë kujdestari dhe tanimë e ka marrë vajzën pranë vetes, shkruan Syri Kosova.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në imazhin e postuar, ajo shfaqet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe Elizabeta dhe avokates së saj, e cila ka pasur rol të madh në fitimin e rastit.

Dafina duket mjaft e lumtur, duke qenë se është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.