Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon

2018/03/cristiano-1-e1520378075401.jpg
276:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Jo shumë minuta brenda pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo heshti stadiumin Parc des Princes duke i shënuar gol Paris Sant-Germainit.

U shënuan edhe dy gola të tjerë, një nga vendasit dhe një tjetër nga Los Blancos, dhe Real Madridi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

(Foto: Getty Images)

Por, goli i portugezit shënonte një tjetër rekord të tij - ai ka realizuar në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Nëse ia shtojmë edhe shënimin në finale të sezonit 2016/2017, Ronaldo e ka barazuar rekordin e Ruud van Nistelrooyt duke shënuar në nëntë ndeshje radhazi.

CR7 vazhdon të jetë lojtari kryesor në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 117 gola deri më tani dhe është në formë fantastike në momente vendimtare në këtë sezon.

(Foto: Getty Images)

Ai i ka shënuar 15 gola në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Real Madridin, ndërsa 12 gola i ka realizuar këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse është 33-vjeçar, së bashku me Lionel Messin, vazhdojnë të jenë më të mirët e futbollit modern. /Telegrafi/