Please enter at least 3 characters.

Cricket ripërpunon këngën "Mesazhi" të West Side Family

2019/10/70697533_495202707992358_8276311107026810404_n-e1572290801746.jpg

Cricket - tashmë për të gjithë ne është i njohur si një nga producentët më të suksesshëm në tregun tonë muzikor.

Ai muaj më parë solli të përpunuar dy këngë të vjetra, atë të Shyhrete Behlulit "Ende e Dua" dhe këngën "Më fal" të Elita 5.

I njëjti së fundmi ka ripërpunuar një tjetër këngë, derisa këtë herë ka zgjedhur projektin "Mesazhi" të grupit West Side Family, i cili vjen në një version krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Versioni origjinal i kësaj kënge është publikuar shumë vite më parë në platformën YouTube dhe është shikuar mbi dy milionë herë.

Tekstin e ka shkruar këngëtari i ndjerë, Florian Kondi (Flori), teksa për muzikën është përkujdesur Flori Mumajesi.

Kënga po ashtu është e shoqëruar me një video mjaft atraktive, e cila me t'u publikuar mori reagime të shumta dhe mjaft pozitive në kanalin zyrtar të Cricket.

Ndryshe, Donat Prelvukaj tash e disa vite merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore dhe punon me artistë të mëdhenj, përfshirë Taynën, Ylli Limanin, Samanta Karavellën, Elinel, Lyrical Son, Capital T dhe Majk. /Telegrafi/