CR7 mbetet ekzekutuesi i gjuajtjeve të lira te Reali
06/12/2013
Pas transferimit të Gareth Bale në Santiago Bernabeu është nxitur debati se cili nga dy yjet duhet t’i godasë gjuajtjet e lira, ndërsa pas lëndimit të CR7 dhe ekzekutimit nga uellsiani, është rihapur kjo temë.
Megjithatë, Ancelotti ka sqaruar se të gjithë e dinë, po ashtu edhe Bale, se zgjedhja e parë është portugezi.
“Cristiano mbetet zgjedhja e parë. Edhe Bale pajtohet se Ronaldo ka gjasat më të mira (për të shënuar) gjatë ekzekutimit të gjuajtjeve të lira nga afërsia”, ka theksuar italiani. /Telegrafi/


