Please enter at least 3 characters.

Coutinho: Iniesta është një gjeni

2018/02/GettyImages-910298866.jpg
356:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 25: Philippe Coutinho of FC Barcelona substitutes his teammate Andres Iniesta and makes his debut with FC Barcelona during the Spanish Copa del Rey Quarter Final Second Leg match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou stadium at Camp Nou on January 25, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka lëvduar bashkëlojtarin, Andres Iniesta, duke e quajtur kapitenin e klubit si gjeni.

33 vjeçari vazhdon të luaj rol kyç për liderët e kampionatit spanjoll, duke luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Coutinho i cili erdhi në Camp Nou në janar, ka thënë se reprezentuesi spanjoll i ka bërë më të mirë lojtarët përreth tij.

"Andres është një gjeni dhe kush do që luan me të ai i bën më të mirë".

"Po kënaqemi bashkë me të e po ashtu edhe me Messin, ata janë idhujt e mi", u shpreh Coutinho për 8TV.

Coutinho ka bërë vetëm katër parqitje për Barcën deri tash pasi u largua nga Liverpooli për 160 milionë euro.

Braziliani po ashtu shtoi se ai nuk e ka problem ku do që e vendos trajneri Valverde në fushë. /Telegrafi/